
Përurohet Kulla e Lirisë në Krushicë të Epërme të Suharekës
Në fshatin e luftëtarit të lirisë, Haqif Kadriaj, në Krushicë e Epërme të Suharekës është bërë përurimi i Kullës së Lirisë. Ky monument i ri, i cili përkujton sakrificat dhe përpjekjet për liri të popullit tonë, mblodhi qindra qytetarë, të kësaj zonë, por edhe më gjërë.
Në mesin e të pranishmëve ishte Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj pastaj kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të PDK-së si Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Isak Shabani, Zenun Pajaziti, Rashit Qalaj, Vlora Çitaku, Blerta Deliu, pastaj ish-ambasadori Nait Hasani, Gjeneral Kudusi Lama, Gjeneral Enver Cikaqi, gjeneral Sadik Halitjaha, Bislim Zogaj, Hajredin Hyseni, Idriz Vehapi, Ramë Vataj, Ahmet Isufi e shumë e shumë tjerë..
Prezent poashtu ishin edhe veteran dhe ushtarak të lartë të UÇK-së.
Familjarët e ish-luftëtarit të UÇK-së, Haqif Kadriaj u shprehen të kënaqur më përurimin e kësaj kulle dhe falëndëruar të gjithë mysafirët për pjesëmarrje e tyre.