Përurohet laboratori për analiza të produkteve bujqësore

29 janar 2018 | 12:53

Është përuruar laboratori i mbrojtjes së bimëve i cili në bashkëpunim me AVUK-un bënë kontrollin fitosanitar në Republikën e Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, deklaroi se ka qenë një punë e palodhshme për të bërë një laborator referent ndërkombëtar, prej të cilit do të validohet puna.
Zëvendësambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini, tha se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe strategjike për dy objektivat kryesore të Kosovës: zhvillimin ekonomik dhe futjen në procesin e integrimit evropian.
Drejtori i Institutit të Bujqësisë, Fehmi Geci, tha se ky projekt është ndër më të spikaturit në kuadër të Republikës të Kosovës, pasi që ka siguruar kapacitete të cilat deri më tash nuk kanë qenë prezentë. Ai tha se ky projekt ka ngritur sektorin e sinjalizimit dhe parandalimit të sëmundjeve në Rahovec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza…