
Përurohet murana përkujtimore e dëshmorit Gani Paçarizi
18 korrik 2025
| 22:43
Në Rahovec u përurua murana përkujtimore në nder të dëshmorit Gani Paçarizi, i njohur me nofkën “Rreziku”. Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.
Murana është një shenjë që jo vetëm përkujton jetën dhe veprën e Gani Paçarizit, por shërben edhe si udhëzim për brezat e ardhshëm.
Në tubim u nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani si dhe shumë personalitete të tjera që e bënë edhe më domethënëse këtë ngjarje.