
Përurohet nënkalimi në Ferizaj, Agim Aliu: Më i madhi në historinë e Kosovës
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se në Ferizaj pëuroi nënkalimin “më të madh në historinë e Kosovës”.
Këtë nënkalim te Stacioni Policor në Ferizaj, Aliu e quajti si “projekt madhështor” për transformimin urban të këtij qyteti.
“Mes buzëqeshjeve të fëmijëve, energjisë së jashtëzakonshme e entuziazmit të pamatshëm të qytetarëve, nën shkëlqimin e qindra fishekzjarreve në qiellin plot tullumbace bardhë e blu ku valonte mes të tjerëve flamuri i SHBA-ve simbolikë në ditën e tij të Pavarësisë, përuruam veprën identitare të Ferizajt, një kryevepër infrastrukturore, projektin madhështor të transformimit urban – Nënkalimin tek Stacioni Policor në Ferizaj. Ta gëzoj Ferizaj, ta gëzojnë ferizajasit për brezat sot e të së ardhmes!”, ka shkruar ai.
Aliu shpërndau edhe një video nga përurimi.
https://www.facebook.com/share/v/1FqN4iPyYH/?mibextid=wwXIfr