Përurohet një çerdhe e re në Skenderaj

10 qershor 2025 | 12:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e çerdhes më të re në komunën e Skenderajt, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Në adresimin e tij, kryeministri tha se kjo çerdhe e re nuk është vetëm hap përpara në zhvillimin e shoqërisë, por njëkohësisht tregues i fuqishëm që fëmija është kryefjala e politikave publike dhe veprimeve konkrete tona të përbashkëta.

Ai shtoi se investimet tona në Komunën e Skenderajt gjatë këtij mandati kapin totalin prej 3,2 milionë euro, nga të cilat 2,1 milionë euro është shuma e punimeve të finalizuara deri tani, ndërkaq rreth 66 mijë euro inventar nga Ministria e Arsimit janë vetëm fillimi i mbështetjes sonë për këtë fole të re për brezin e ri.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen, kryeministri tha se: “Kjo çerdhe është një shembull i mirë se si investimet e Bashkimit Evropian po realizohen në kohën dhe në vendin e duhur. Me ndihmën e IPA fondeve, 1.2 milionë euro, pra të instrumentit të para anëtarësimit, ky projekt është përfunduar dhe do të shërbejë për fëmijët më të vegjël. Natyrisht, me çdo sukses të radhës po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor, intelektual e shoqëror”.

Nga ana e saj, ministrja Nagavci tha se kjo është një nga gjashtë çerdhet që po ndërtohet me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe sipërfaqja e saj me 1,600 metra katrorë dhe hapësira përcjellëse mbi 800 metra katrorë, do të ofrojë terren për aktivitete të shumta edukativo-arsimore.

Ndërkaq ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, theksoi se çerdhja është më shumë sesa një ndërtesë: është simbol i progresit, partneritetit dhe shpresës për të ardhmen. “Bashkimi Evropian ka angazhim të fuqishëm dhe jetëgjatë në ndërtimin e infrastrukturave jetike publike në Kosovë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se…