Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Kërçovë, Ahmeti: Simbol i krenarisë kombëtare

28 nëntor 2025 | 19:41

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut.

Në një postim në Facebooj, Ahmeti tha se kjo shtatore është simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

“Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu”, ka thënë Ahmeti.

I njëjti ka theksuar se gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, “një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj”.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tone”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Ditën e Flamurit, në Prizren u përurua shtatorja…