Përveç Selin, kush do të jenë tre banoret e tjerë që do t’i bashkohen në finale?

08 prill 2026 | 11:21

Është hapur televotimi që do të caktojë se kush do jenë tre banorët që do t’i bashkohen Selin Bollatit në finale.

Pesë banorë, Miri, Rogerti, Mateo, Brikena dhe Shëndriti do të përballen për tri vende në finalen e madhe.

Në spektaklin e së martës nga ky format u larguan: Juela Nikolli dhe Edisa Demollari.

Ndërsa të shtunën do të eliminohen edhe dy të tjerë, ku do të mbeten vetëm finalistët.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë më 18 prill (e shtunë).

Mbetet për t’u parë se kush do të jenë finalistët dhe se kush do ta rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Fituesit e edicionit të kaluar janë: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli, Egla Ceno dhe Gjesti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e sotme në Champions League sjell emocione të mëdha…