PËRVJETORI I HEROIT TË KOMBIT SHABAN VIQA-BACI

10 prill 2024 | 08:35

Sot më 10 prill 2024, në ora 11:00, në varrezat e fsh. Greme, mbahen homazhe në përkujtim të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit e ushtarit të tri ushtrive, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Heroit të Kombit, të pavdekshmit Shaban Viqa – Baci!

Ftohen shokët dhe bashkëluftëtarët e Bacit, miq dhe qytetar nga Komuna Ferizaj, nga e gjithë Kosova dhe viseve tjera shqiptare, të marrin pjesë në homazhet që do të organizohen, në nderim të BACIT të pavdekshëm!

Lavdi jetës dhe veprës se luftëtarit çlirimtar, Heroit të Kombit Shaban Viqa-Baci!

Këshilli Organizativ,
Ferizaj, 10 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Taravari, kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga…