Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës bën bashkë shqipet në Slloveni

24 shkurt 2024 | 22:44

Në Ceje të Sllovenisë është duke u zhvilluar turniri në futboll të vogël, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra ekipe.

Hapjen e këtij turniri e ka bërë ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku.

Po ashtu prezent ka qenë edhe aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi.

Turniri i cili nga organizatori, Armend Berisha synohet që të jetë tradicional është përcjellur nga një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në Slloveni.

Turniri do të mbahet për dy ditë radhazi, ndërsa për vendet e para janë planifikuar edhe shpërblime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në shënimin e 10-vjetorit…