
Përvoja Ultra gati për t’u shpalosur
Prej vitesh, Samsung Electronics ka krijuar pajisje të dizajnuara sipas nevojave reale të njerëzve – si performancë më e mirë, kamera më të avancuara dhe mënyra më të zgjuara për t’u lidhur. Me Galaxy AI, përvoja shkon përtej asaj që pajisjet mund të bëjnë – fokusi është tek mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me to.
Ndërsa inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në ndërfaqen e re të përdoruesit, ajo po riformëson marrëdhënien tonë me teknologjinë. Telefoni i mençur nuk është më thjesht një përmbledhje aplikacionesh dhe mjetesh – ai po shndërrohet në një shoqërues të zgjuar që kupton qëllimin e përdoruesit dhe reagon në kohë reale. Ky transformim na zhvendos nga një botë reagimi, në një botë parashikimi – aty ku, me AI si ndërfaqe, qëllimi përmbushet menjëherë.
Gjenerata e re e pajisjeve Galaxy është ndërtuar që në themel rreth kësaj ndërfaqeje të fuqizuar nga AI, e përforcuar nga harduer i avancuar që çliron potencialin e tij të plotë. E ardhmja ka nisur të shpaloset dhe së shpejti do të prezantohet më e mira që Galaxy AI dhe Samsung kanë për të ofruar.
Më 9 korrik, Samsung Electronics do të organizojë ngjarjen Galaxy Unpacked në Brooklyn, New York – një lagje me shpirt të jashtëzakonshëm dhe histori të veçantë. Brooklyn është vendi ku mendimi vizionar dhe idetë e guximshme formësojnë të ardhmen, ndaj është mëse e përshtatshme që aty Samsung do të zbulojë risitë më të fundit dhe më të fuqishme të serisë Galaxy. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com, Samsung Newsroom dhe në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube, duke filluar në orën 16:00.
Qëndroni të informuar dhe vizitoni news.samsung.com/global për të gjitha njoftimet, trailerat dhe të rejat më të fundit përpara ngjarjes Galaxy Unpacked 2025.