Përzgjedhësi i Zvicrës: Jashari mund të bëhet lojtar i nivelit të lartë

08 gusht 2025 | 13:18

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, foli për Ardon Jasharin i cili tashmë është pjesë e Milanit dhe Zakari Athekame që është në planet e kuqezinjve.

“Jashari është një mesfushor modern, me cilësi fizike dhe teknike mbi mesataren. Megjithatë, ajo që më pëlqen më shumë tek Ardoni është qëndrimi i tij: punon shumë, është ambicioz dhe ka karizmën e një lideri. A jam i shqetësuar se mund të ketë vështirësi si De Ketelare? Nuk jam aspak i shqetësuar. Vetëm 19-vjeçar, Jashari ishte kapiten te Lucerna dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, i bëri përshtypje të gjithëve, madje edhe në Ligën e Kampioneve. Ai ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë në ‘San Siro’ dhe për t’u bërë një lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesat e parashtruara…