Pesë kryebashkiakë të Partisë Socialiste pritet të kandidojnë për deputetë

11 mars 2025 | 13:18

Pesë kryebashkiakë të Partisë Socialiste pritet që të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Deri më tani janë përfolur për të kandiduar Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit, Ervin Demo, kryetar i bashkisë së Beratit, Juliana Memaj, kryetare e bashkisë Dimal, Majlinda Bufi, kryetare e bashkisë së Roskovecit, Tërmet Peci, kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë finalizohet deri në mesnatën e 12 marsit, kur do të jetë afati përfundimtar për dorëzimin në KQZ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptare Berisha, shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…