
Pesë kushtet e Zelenskyt para takimit historik Trump-Putin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një telefonate me liderët evropianë dhe presidentin amerikan Donald Trump, ka zbuluar “pesë kushtet” për negociatat, përpara takimit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas tij, çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën, duhet të përgatitet një format trepalësh për bisedime, të vendoset armëpushim dhe të ketë garanci për vendin.
Pesë pikat:
–Çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën
–Të përgatitet një format trepalësh për bisedime (Rusi-Ukrainë-SHBA).
–Të vendoset një armëpushim
–Të ketë garanci dhe besim për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës
–Rusia nuk mund të ketë veto mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO, sanksionet do të forcohen nëse nuk ka marrëveshje
Zelensky theksoi se Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje për aspiratat e Ukrainës në BE dhe NATO, ndërsa paralajmëroi se sanksionet ndaj Moskës do të rriten nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim.
Presidenti ukrainas shpreson që armëpushimi i menjëhershëm të jetë “tema qendrore” e diskutimeve mes Putin dhe Trump.