Pesë ngjarjet më të rëndësishme në botë gjatë vitit 2017

31 dhjetor 2017 | 18:57

Viti 2017 ishte periudhë me shumë zhvillime sidomos në shtetet e fuqishme të botës.

Shumë prej këtyre ngjarjeve e kanë tronditur opinionin publik dhe efektet e tyre do të vërehen menjëherë edhe në fillimin e vitit 2018.

5. Britania gati për të dalë nga Bashkimi Evropian: Gjatë vitit që po lëmë pas Mbretëria e Bashkuar ka aktivizuar artikullin 50 që zyrtarisht tregon procesin e largimit nga Bashkimi Evropian. Largimi i Britanisë nga BE-ja do të bëhet më së largu deri në vitin 2020. 2018-ta do të jetë periudha kryesore për finalizimin e temave sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

4. Largimi i Robert Mugabes nga pushteti në Zimbabve: Sundimit të Robert Mugabes në Zimbabve për 37 vjet i erdhi fundi. Ai përfundimisht u largua nga posti i udhëheqësit pasi në nëntor të këtij viti pati kërkesa nga të gjithë qytetarët për dorëheqjen e tij. Kjo erdhi tek pasi edhe tanket u shfaqën në rrugë

3.Mosuli çlirohet nga ISIS-i: Shteti Islamik (ISIS) në vitin 2014 kishte pushtuar Mosulin, qendrën kryersore të Irakut. Por forcat e armatosura nga Britania, Franca e SHBA-ja nisën një ofensivë këtë vit për ta çliruar qytetin e Mosulit. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2017, por që mbetën të vrtarë rreth 40 mijë civilë.

2. Koreja e Veriut sfidon botën: Koreja e Veriut kishte provokuar një luftë tjetër botërore pasi në shtator të këtij viti testoi raketën balistike, e cila kishte kapacitetin ta godiste edhe Amerikën. Trump dhe Kim Jong u përfshinë në replica të ashpra, kurse edhe në vitin e ardhshëm konflikti mes dy shteteve do të jetë në qendër të vëmendjes

1.Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit: Atë që e kishte premtuar në fushatë zgjedhore, Trump e realizoi. Amerika edhe zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Veprim që solli protesta dhe reagime të ashpra. Veç kësaj Trump anuloi pjesëmarrjen e Amerikës në marrëveshjen e klimës dhe vendime tjera kontradiktore. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, ka apeluar…