Pesë persona dyshohet se rrahën një burrë për shkak të një borxhi në Gjilan

08 mars 2025 | 09:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona dyshohet se kanë rrahur një tjetër në Gjilan.

Në raportin 243 orësh policia ka treguar se kjo ka ndodhur shkaku i një borxhi.

Policia ka bërë me dije se personat që e kanë sulmua personin në fjalë janë arratisur, kurse viktima ka marrë tretmanin e duhur mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, rasti nën hetime”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin që LVV-ja ka marrë…