Pesë punëtorë të vdekur në korrik në ndërtimtari në Kosovë

31 korrik 2025 | 08:11

Muaji korrik ka qenë tragjik  për punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë. Pesë punëtorë të këtij sektori kanë vdekur gjatë këtij muaji Kosovë. Rasti i fundit ishte dje kur një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte.

Viktima ishte rreth 40 vjeç. Policia ka thënë se dy persona janë intervistuar si të dyshuar për rastin e më pas janë ndaluar për 48 orë.

“Me datë 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit, është raportuar një incident në vendin e punës ku viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, nga Drenasi, gjatë kryerjes së punimeve në një kulm, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, ka thënë Policia rajonale e Prizrenit, raporton Reporteri

Të ndaluarit nga Policia janë mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve.

Më 21 korrik, tre punëtorë vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra në vendpunishte, dy prej të cilëve ishin në rajonin e Gjakovës dhe njëri në atë të Istogut. Ndërkohë tragjeditë vazhduan. Më 27 korrik një tjetër punëtor në Ferizaj vdiq pas rrëzimit të autovinçit.

Sipas të dhënave nga Sektori i Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm në vitin 2025, 18 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka cilësuar situatën alarmante dhe tejet shqetësuese.

Azemi ditë më parë ka kërkruar nga institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë për të ndalur këtë zinxhir tragjedish në vendin e punës. “Prokuroria ka për obligim të marrë veprime, Policia dhe Inspektorati i Punës po ashtu. Ky vit ka nis si vit i kobshëm,” ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25%…