Pesë raste me koronavirus sot në Kosovë, tre të shëruar

04 qershor 2020 | 19:15

Pesë raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovë, ndërkaq tre persona janë konfirmuar të shëruar. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit sot janë marrë 294 mostra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja Hykmete Bajrami pas pranimit të detyrës së ministres së…