Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

29 janar 2024 | 10:36

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, lidhur me këto raste, katër burra janë arrestuar dhe një tjetër është në arrati.

Në Prishtinë është bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar, pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Obiliq është arrestuar një burrë pasi ka rrahur një tjetër burrë, raporti mes të cilëve nuk është bërë i ditur. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Deçan është arrestuar i dyshuari pasi i ka shkaktuar lëndime fizike një gruaje. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara, të dhunës fizike dhe psikike ndaj dy grave. Në njërin rast është arrestuar i dyshuari, ndërsa në tjetrin i dyshuari është në arrati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka deklaruar…