Pesë vite pa Labin: Shokët, miqtë dhe bashkëpartiakët e kujtojnë si një djalë energjik

14 nëntor 2025 | 20:00

Kryetari i PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, bashkëpunëtorë, bashkëpartiakë, shokë dhe familjarë kanë bërë sot homazhe në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta të Labinot Skender Aliaj, një aktivist i dalluar i PDK-së dhe një humanist i jashtëzakonshëm.

Labi ishte dhe mbetet shembull i energjisë, përkushtimit dhe shpirtit të mirë që e karakterizonte.

Edhe pse fizikisht nuk është më mes nesh, Labi vazhdon të jetojë në kujtimet, në veprat që la pas dhe në zemrat e të gjithëve që e deshën dhe e nderuan.

“Labin e kujtojmë sot e gjithmonë si një djalë energjik, të përkushtuar dhe aktivist të pashoq, i cili me veprimtarinë e tij e përfaqësonte më së miri Istogun. Edhe pse fizikisht nuk është më pranë nesh, ai vazhdon të jetojë në kujtimet, veprat dhe zemrat tona. Dhe kështu do të mbetet përjetësisht Labi!”, ka shkruar në “Facebook” deputetja Ganimete Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje…