
Peshëngritësi që përfaqëson Kosovën zë vendin e pestë në Botëror
10 tetor 2025
| 16:26
Peshëngritësi Kianoush Rostami ka debutuar mbrëmë për Kosovën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes.
Rostami zuri vendin e pestë në kampionatin që po mbahet në Forde të Norvegjisë.
“Peshëngritësi ynë, ngriti në total 377 kg. Ai i ngriti 172 kg. në shkëputje dhe 205 në shtytje”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
“I urojmë suksese Rostamit edhe në garat e ardhshme”.