Peshkatari merr famë me krijesat e çuditshme
                17 nëntor 2018
                |  12:50
            
        Roman Fedortsov është një peshkatar rus që ka marrë famë në “Instagram”, ku ka mbledhur 350 mijë ndjekës me fotot e krijesave më të veçanta detare që kap në det të hapur.
Duke qenë se peshkon në zona të thella, ai kap shpesh gjallesa tepër të veçanta deti, të cilat i poston në internet.
Jo vetëm të veçanta, por disa prej tyre duken sikur kanë dalë nga përbindëshat e librave të fantazisë.




                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        