Pësoi humbje nga Evertoni, Kloppi kërkon falje

25 prill 2024 | 08:41

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje pas humbjes ndaj Evertonit të mërkurën mbrëma me rezultat 2-0.

Reds u mposht me rezultat 2-0 në udhëtim te rivali i urryer lokal, Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29.

Kjo humbje ka zbehur shumë gjasat e Liverpoolit për titull, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në mbylljen e sezonit.

Pas kësaj humbje, Liverpooli është i dyti në tabelë, tri pikë pas Arsenalit që ka një golavarazh superior, ndërsa Manchester City është një pikë prapa Redsi, por ka dy ndeshje më pak.

“Arsenali dhe Manchester City duhet të kenë një moment shumë të keq”, ka thënë Klopp për Sky Sports kur u pyet nëse Liverpooli është ende në garën për titull.

“Nuk e di. Për sot mund t’u kërkoj falje njerëzve. Duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë”, tha gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj…