“Pësoi sëmundje tepër diplomatike”, rusët tallen me Vuçiçin: T’i dërgojmë mjekë nga Moska, a do pranojë?

05 maj 2025 | 18:08

Sëmundja e papritur e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, menjëherë pasi u raportua se dështoi të takonte presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij të shkurtër në SHBA, është në qendër të vëmendjes tashmë edhe në Rusi.

Mediat aty kanë hedhur teori nga më të ndryshmet, madje edhe nga ato konspirative, duke aluduar se Vuçiç, po ashtu edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mund të jenë helmuar, kjo si hakmarrje pasi konfirmuan pjesëmarrjen në paradën që do të mbahet në Moskë në 9 maj.

Analisti politik rus Sergej Markov e quajti me ironi sëmundjen e Vuçiçit, si një “sëmundje tepër diplomatike”.

“Ai duhej të merrte pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj në Moskë, për të cilën BE e kritikoi ashpër. Tani, natyrisht, ai nuk do të jetë në Moskë më 9 maj. Dhe, ndoshta, të gjithë do të mendojnë se sëmundja është shumë diplomatike”, vuri në dukje Markov.

Në televizonin shtetëror rus, ai nuk kurseu as ironitë, kur thas e vendi i tij mund t’i dërgojë ekspertë mjekësorë Vuçiçit, por ngriti pyetjen; a do i pranojë ai, ashtu siç pranoi ekspertët e FSB-së që përcaktuan se nuk kishte “përdorur” armë zanore kundër protestuesve?

Por “sëmundja” ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më të rëndësishme; për të shmangur një vizitë të pakëndshme te Vladimir Putin, për dy arsye. E para, sepse ai mori një paralajmërim serioz nga Brukseli se vajtja në paradën e Putinit me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mund të nënkuptonte një ndërprerje, ndoshta afatgjatë, të negociatave të anëtarësimit në BE, dhe kështu mbylljen e rubinetit financiar të Brukselit, çka iu tha qartë nga Estonia: “Mjaft më – nëse shkoni te Putini, harrojeni BE-në”).

Arsyeja e dytë është ajo nga e cila Vuçiç në të vërtetë ka më shumë frikë; biseda me Putinin për fatin e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi të madhe nga kompania shtetërore ruse Gazprom dhe për këtë arsye nën kërcënimin e vazhdueshëm të sanksioneve amerikane, dhe tani është edhe njoftimi se vendet që blejnë energji ruse do të goditen me tarifa të mëdha amerikane, deri në 200 përqind.

Mediat ruse raportojnë se Gazprom mund të jetë i gatshëm t’ua shesë pjesën e tyre serbëve, por me një çmim që ndoshta i shkakton probleme shëndetësore Vuçiçit, të paktën 700 milionë dollarë. Por, edhe nëse Vuçiç do të ishte i gatshëm të jepte kaq shumë para, nuk është e sigurt nëse Putini do të binte dakord me këtë, sepse NIS i shërben shumë mirë atij në atë që ai mund ta shantazhojë Serbinë për nevojat e tij sipas dëshirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha linçimet publike ndaj gazetarëve…