Pësoi vdekje klinike, 56-vjeçari kthehet në jetë nga mjekët e Spitalit të Gjilanit

15 maj 2023 | 08:10

I. S., 56-vjeçar nga fshati Remnik i Vitisë, kishte pësuar vdekje klinike, mirëpo falë intervenimit të ekipit të emergjencës në Spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në jetë.

Detaje nga ky rast për Arbresh ka dhënë drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Emini tha se pacienti në fjalë kishte pasur dhimbje në gjoks.

“Pacienti I.S 1967-Remnik-Viti eshte sjellur ne Emergjence te SP Gjilan me dhembje gjoksi. Eshte bere EKG dhe analizat e nevojshme dhe eshte konstatuar diagnoza : Infarctus ac. myocardi. Ne nderkohe pacienti brenda ne emergjence ka pesuar arrest kardiak, saktesisht fibrilacion te ventrikujve te zemres qe ne fakt eshte vdekje klinike . Ekipi kujdestar i perbere nga mjeku i emergjences dhe dy internistë me shpejtësi e kanë reanimuar dhe defibriluar dhe pacienti eshte kthyer ne jete. Pas trajtimit te metejme pacienti eshte derguar me autoambulance nen percjelljen mjekesore te mjekut te emergjences deri ne QKUK -Emergjence ku eshte pranuar nga ekipi i emergjences per t‘u trajtuar me tutje ne qendren e kateterizimeve te zemres ne QKUK”, ka thënë Emini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama,…