
Pësojnë humbje Ballkani dhe Llapi, Gjilani triumfon ndaj Lirisë
13 mars 2024
| 15:03
Superliga e futbollit secilën xhiro po bëhet edhe me interesante. Dy skuadrat pretendente për titull, Ballkani dhe Liria kanë pësuar humbje në kuadër të javës së 25-të.
Skuadra lidere dhe kampione në fuqi e elitës, Ballkani është mposhtur nga Fushë Kosova me rezultat 2-0. Golat për vendasit i shënoi Alden Skrijelj, në secilin pjesë nga një.
Ndërsa Llapi i Tahir Batatinës pësoi humbje nga Malisheva me rezultat 2-1. Dy golat për vendasit i realizoi Hazrollaj, kurse për llapjanët realizues ishte Januzi.
Fitore bindëse 3-0 ka shënuar Gjilani kundër Lirisë. Golat i shënuan Heriq, Roganoviq dhe Basa.
/Epoka e re/