Pete flet publikisht për lidhjen me Kim

08 shkurt 2022 | 15:06

Pete Davidson iu referua publikisht Kim-it si “e dashura” e tij për herë të parë që pas aludimeve për romancën mes tyre.

Kur u pyet nëse fama e shtuar kishte shjellë një mënyrë jetese më “argëtuese”, Davidson, 28 vjeç, thjesht u përgjigj se shumica e ditëve të tij konsistojnë në xhirime ose kalon kohë me miqtë ose të dashurën.

“Nëse jam pushim, ose rri me miqtë ose qetësohem me të dashurën time brenda. Kështu që nuk bëj shumë gjëra,” tha Davidson për People (the TV Show!) duke iu referuar Kim-it.

Komenti shënon herën e parë që kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre. “E gjithë familja [e Kim-it] është fanse e Pete dhe do të donte të kalonte pushimet me të,” tha një burim për Page Six.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt të vitit 2021, por nuk është finalizuar. Ajo dhe Kanye – i cili është në lidhje me aktoren Julia Fox ndërkohë që grindet publikisht me Kim në rrjete sociale – kanë bashkë fëmijët North, 8 vjeçe, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 2.

Për herë të parë, Pete Davidson flet publikisht për

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…