![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/54365ADE-7C8C-4CF6-AC43-C5A4921C26F4.jpeg)
Peticioni i PDK-së në Pejë kundër hidrocentraleve po vazhdon, e nënshkruan mbi 6 mijë qytetarë
27 shkurt 2019
| 08:24
Kundërshtimi i fuqishëm menjëherë pas lajmit se në Lumbardhin e Pejës mund të ndërtohen hidrocentrale, u nis nga Dega e Partisë Demokratike në Pejë, duke sensibilizuar opinionin se ky projekt është i dëmshëm dhe plotësisht i paarsyeshëm.
Një nga format e kundërshtimit ishte edhe peticioni kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës.
Mbledhja e nënshkrimive nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe të hënën.
Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë.
Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë.