Petkoviq: Kurti duke refuzuar ta formojë asociacionin, anulon dialogun

07 nëntor 2021 | 16:23

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar ta formojë asociacionin po anulon dialogun e Brukselit.

Sipas tij, në këtë mënyrë po poshtërohet BE-ja dhe SHBA-ja.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, saktësisht prej atyre që janë garantues të implementimit të asaj që është nënshkruar”, ka thënë Petkoviq, raporton N1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka…