Petkoviqi: E anuluam vet vizitën e Vuçiqit

26 nëntor 2020 | 14:21

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të martën se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk i është ndaluar ta vizitojë Kosovën.

Sipas tij vizita e planifikuar ishte anuluar për shkak të vdekjes së patriarkut serb, Irinej.

Ai ka thënë se askush nuk e ndaloi presidentin e Serbisë të hyjë në Kosovë, dhe se një njoftim i tillë nga Prishtina nuk ekziston, por që vet Beogradi e ka anuluar vizitën e planifikuar të shtunën e kaluar.

Më tutje, Petkoviqi ka përmendur gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke deklaruar se së pari ai njoftoi një vizitë në Kosovë të shtunën e kaluar, dhe se pas kësaj Meliza Haradinaj-Stublla kishte dërguar një kërkesë për të vizituar Kizhevaku në Rashkë të njëjtën ditë, ku është gjetur varreza masive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradonës i ka tronditur…