Petrit Ajeti edhe pesë vjet në krye të AKI-së, Haxhiu dhe Kurti ia zgjasin mandatin

14 prill 2026 | 16:55

Petrit Ajeti do të drejtojë Agjencinë e Kosovës për Integjencë (AKI) edhe për pesë vjet të tjera.

Kështu kanë vendosur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

“Sot, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë. Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar”, ka njoftuar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës dhe Vetëvendosjes është…