
Petrit Hajdari ia uron fitoren Lladrovcit: Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, i cili humbi garën përball Ramiz Lladrovcit, ka reaguar pas kësaj humbje.
Ai në “Facebook” ia ka uruar fitoren Lladrovcit, dhe ka thënë se Drenasin e do edhe kur nuk fiton.
Postimi i plotë i tij:
DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju faleminderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.