Petrit Hajdari viziton familjen e mjekut të luftës, Lec Gradica

24 shtator 2025 | 23:54

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Petriti Hajdari ka vizituar familjen e doktorit të luftës, Lec Leci-Gradica. Kështu ka bërë të ditur vet Hajdari përmes llogarisë së vet në facebook.

Njoftimi i plotë:

Vizita në shtëpinë e Lec Gradicës të zgjon kujtime të shumta. Emrin e tij e dëgjonim gjithë kohën gjatë luftës, si mjeku i madh që i shëronte të plagosurit e UÇK-së. Për këtë mision të madh, Lec Gradica e kishte kthyer edhe shtëpinë e tij në vend shërimi.

Në kohën kur kontributi për atdheun ishte krejtësisht me organizim vetanak dhe ata që e donin atdheun e bënin këtë me rrezik mbi veten, Lec Gradica u kthye në shpresë të pamohueshme.

Djemtë e vajzat, burrat e gratë e UÇK-së që nuk e kursyen veten në beteja, e kishin një burrë të jashtëzakonshëm që s’e kursente veten për t’i kthyer në shëndet e për t’ua shëruar plagët. Kjo i dha zemër secilit.

Duke qenë kaq i angazhuar, hakmarrja e pushtuesit merrej me mend. Ai u vra për t’u thyer shqiptarët, po shqiptarët nuk u thyen, ata morën zemër nga mjeku i popullit që u dha gjithçka.

Çdo mjek që sot punon në liri, duhet t’i jetë mirënjohës Lec Gradicës që punonte në luftë e në kushte mizore.

Lavdi, përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për vizitë në…