Petrit Sinani i bashkohet PDK-së në Drenas

24 dhjetor 2018 | 16:15

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Sinani, i është bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-së në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

“Petrit Sinani, mirë se vjen në PDK! Sot, edhe një lajm i mirë për qytetarët e Drenasit dhe unitetin në Asamblenë tonë komunale. Grupi Parlamentar i PDK-së, po fuqizohet edhe me një asamblistë nga opozita. Asamblisti Petrit Sinani, i bashkohet PDK-së. Mirë se vjen Petrit! Ky fuqizim i Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamble, është fuqizim i vendimeve tona, për vendimmarrjen në dobi të qytetarëve tanë pa dallim”.

“Komuna e Drenasit, ka shumë punë për të bërë. Unë, së bashku me Grupin Parlamentar të PDK-së, por edhe me përkrahjen e gjithanshme të qytetarëve dhe opozitës, do të jemi në shërbim të nevojave të qytetarëve tanë, pa dallim. Nëse dje, kemi qenë në vijat e para për çlirim dhe sakrificë për liri, sot, duhet të jemi unik për ta zhvilluar komunën dhe ta bëjmë të dinjitetshme për të jetuar në të. Së bashku, ne mund ta bëjmë Drenasin më të mirë. Qytetarët e komunës tonë, e meritojnë këtë. Ne nuk do të ndalemi që me ligj të bëjmë më të mirën për të gjithë qytetarët e komunës tonë!”, ka shkruar Lladrovci.

Petrit Sinani në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më…