Petrol Company me ofertë për Ditën e Pavarësisë
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një nga stacionet më të mëdha të derivateve, Petrol Company me krenari i bashkohet festimeve kombëtare duke organizuar një aktivitet të veçantë dhe shpërblyes. Për të ndarë këtë atmosferë festive, më 17 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, Petrol Company ka përgatitur një surprizë të veçantë.
18 veturat e para që arrijnë në stacionin e Petrol Company-së në Fushë Kosovë do të shpërblehen me një voucher në vlerë prej 20€. Ky gjest simbolik synon të shprehë falënderimin dhe respektin për të gjithë qytetarët që çdo ditë kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Petrol Company, me rrjetin e saj të gjerë të stacioneve në mbarë Kosovën, ka gjithmonë për synim të qëndrojë pranë qytetarëve, duke ofruar iniciativa që e forcojnë lidhjen me komunitetin. Ky aktivitet është një shembull i përpjekjeve të kompanisë për të bërë festimet kombëtare më të afërta për të gjithë.



