Pevaçicat e Albinit!
Behxhet Shala – BAJGORA
Prostitucioni artistik: Albin Kurthit ia ngritën një shtatore në një fshat të Llapit, vlera e të cilit është 420 gramë nga Kolumbia. Kurthi kinse nuk ishte pajtuar me këtë por thoshte se nuk mund të ndërhyjë në “oborret e huaja”.
Çfarë mashtruesi! Ka qenë i informuar nga fillimi dhe nuk e ka kundërshtuar glorifikimin sikur që nuk e kundërshton asnjë diktator. Madje, përmes “kanaleve të fshehta publike” ka trimëruar këto veprime të marra, të padenja edhe për një të marrë. Luajti me gjenetikën dhe moralin, duke u bërë Albin Baba i një çete injorantësh. Bashkë me Hajnrullah Çekon ndau dhjetëra mijëra euro për një pevaçicë që të “kënduarin” e ka aktivitet krejtësisht përfitues. Po ju dashke Hajnrullahut për fushatë, pevaçica i futi eurot e buta në xhep, Çeko i humbi zgjedhjet. Albin Kurthi paratë e shtetit i ka shpërndarë sipas nevojave politike dhe elektorale, kryesisht atyre që kanë punuar kundër interesave kombëtare, spiujve të UDB-së dhe që kanë kontribuar për kulturën jugosllave dhe serbe.
Në një tubim elektoral në Cyrih, Zvicër një ish-deputete e LV-së e që është përsëri kandidate, e veshur me veshje kombëtare, e shoqëruar me valltarë si të ishin Hajredin Çeliku dhe Londri, maksimalisht duke keqpërdorur flamurin kombëtar ia krisi këngës në kup të qiellit për “nder” të liderit suprem, diktatorit Kurthi: “Jam Albini pushkë me qitë….”. Pa, pa, pa, merreni me mend: “Jam Albini pushkë me qitë …”. Pa u turpëruar fare! Po kush me qitë pushkë, pashë Zotin! Në kohën e ish- Jugosllavisë, edhe në Kosovë për këso këngës të prostitucionit artistik ishte një taksë e veçantë që paguante autori dhe këngëtari, taksa për shund – plehra. Ose, nëse ishte në nivelin e kontaminimit kulturor si kjo në Cyrih, ndalohej fare. Dikush e krahasoi me këngët që këndoheshin për Enver Hoxhën në Shqipëri. Aspak e vërtetë, këngët për Enver Hoxhën këndoheshin nga artistët më të mëdhenj në Shqipëri kurse tekstet shkruheshin nga tekstshkruesit më të mirë. Pavarësisht kësaj, nuk ka këngë të mira për autokratë dhe diktatorë sepse janë kundër lirisë dhe shpirtit liridashës. Është çmenduri kronike të këndohen këso këngë te shqiptarët kur aq shumë kemi vuajtur nga diktatorët, nga Enver Hoxha në Shqipëri dhe Josip Broz Tito në Jugosllavi. Jo të gjithë. Po Albin Kurthi nuk i ka këllçet as të parit e as të dytit. Pushteti e ka bërë frikacak të madh, sa ishte në zyrën e Bacit Adem nuk ishte i tillë! Albin Kurthi duhet të jetë kundër kultit të personalitetit! Për fat të keq nuk është. Dhe fundin nuk do ta ketë të mirë, si të gjithë diktatorët që e praktikojnë çmendinë kolektive si mjet për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin!
Albin Kurthi nuk ka asgjë të përbashkët me Bacë Adem Demaçin, është e kundërta e tij në çdo pikëpamje, nga njerëzorja, kombëtarja, politike dhe morale. Kosova dhe hapësira shqiptare është territor relativisht i vogël, thuaja të gjithë njihemi mes vete. Të gjithë kemi letërnjoftim personal dhe familjar, e dimë kush çka ka bërë për këtë popull dhe këtë vend, këta që po i këndojnë Albinit kurrë dhe asgjë nuk kanë bërë për Komb dhe Atdhe, as personalisht e as familjarisht. Kryesisht kanë qenë kundër Kombit dhe Atdheut. Të tillë i duhen Kurthit për ta mbajtur pushtetin dhe për ta sulmuar luftën çlirimtare, për ta dhunuar kuptimin e lirisë.
Do të ishte e pranueshme, e drejtë dhe e saktë po kënga të fillonte me: “Albin Kurti p…dhë me qitë..”.
Vetëm mjeranët pranojnë t’iu këndohet për së gjalli: Me një rast në shtëpinë e Bacës Adem erdhën Shkurte Fejza me burrin e saj Hajrushin. Biseduan diçka për Lecin por nuk është koha të tregoj se çka. Në bisedë e sipër Shkurte Fejza iu drejtua Bacës: Baca Adem, kam menduar ta bëjë një këngë për ty, muzikën e shkruaj unë sikur që edhe e këndoj kurse tekstin e shkruan Behxheti. Pasi Baca e dëgjoi me vëmendje iu drejtua Shkurtes”.
– Motra Shkurtë, aspak nuk dyshoj se e bënë një muzikë të mrekullueshme dhe se e këndon me shpirt dhe zemër me zërin tënd të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, nuk dyshoj se Çupina e bënë një tekst të mirë. Mirëpo, ju lutem të mos më këndoni sa jam gjallë sepse kam kohë me u koritë e pastaj ju ndjeheni keq për këngën tuaj kurse Çupina për tekstin e tij. Pasi të vdesë bëni si ju merr mendja, shkruani e këndoni sa të doni!
– Lexues të nderuar, a gjeni këtu ndonjë pikë bashkimi midis Bacë Adem Demaçit e Albin Kurthit? Absolutisht jo. Kemi të bëjmë me dy pikëpamje diametralisht të kundërta në aspektin njerëzor, kombëtar, politik, moral dhe mënyrën e qeverisjes, një dallim midis demokracisë dhe diktaturës, mënyrës së qeverisjes dhe raportit midis njerëzve, arrogancës dhe urtisë, thjeshtësisë dhe mendjemadhësisë, atdhedashurisë dhe dëmit që i bënë atdheut, sinqeritetit dhe mashtrimit, të qenit ballëhapur dhe dyfytyrësisë etj.
Lehtë vendoset personaliteti i atdhetarit Bacë Adem Demaçit në mozaikun e interesave të Kombit dhe Atdheut dhe mashtruesit që në emër të Kombit e Atdheut lufton për pushtet duke mos bërë asgjë të mirë dhe të dobishme për shtet!



