
Pezullimi i Dialogut Strategjik nuk e forcon opozitën
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
A po përsëritet tregimi i ko..ve të dashit: Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë e bëri publik lajmim se: “qeveria amerikane për një kohë të pacaktuar e pezullon Dialogun Strategjik me Kosovën…”. Për këtë pezullim, qeveria amerikane e kishte adresën e qartë të përgjegjësisë, Albin Kurthin dhe halabakët qeveritarë që kanë uzurpuar postet. Po të mos ishin zhvillimet dramatike në Ukrainë dhe në Gaza, Tajvan dhe në vende tjera, që moti do të na kishin prerë rrobat, pa na e marrë fare masën. Këtë situatë të lëniesh anash të Kosovës nga administrata Trump, Kurthi e keqpërdori duke e forcuar autokracinë, duke e legalizuar dhe afirmuar korrupsionin dhe nepotizmin, duke e bllokuar Kuvendin, duke sulmuar marrëzisht dhe brutalisht sistemin e drejtësisë në Kosovë e në veçanti Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. I shkatërroi bizneset, i mbyti për së gjalli pensionistët, denoncoi keq dhe ulët krerët e UÇK-së që po “gjykohen” në Hagë. Gjatë mandatit 5-vjeçar bëri gjëra kryesisht të këqija, të mirat nuk po duken pasi nuk i ka bërë. Gjatë këtij mandati Kosova përjetoi një prapakthim, jo vetëm shkaku i keqbërësit Kurthi por edhe shkaku i mungesës së potencës opozitare! Në Nepal opozitën e udhëheq një 16-vjeçar ndërsa liderët opozitar në Kosovë, edhe më i riu ka mbi 16 vjet përvojë politike.
Reagimet rreth Dialogut Strategjik: Përveç “sqarimit” të djalit të Ali milicit të Serbisë që është tupanxhi i qeverisë, as mishk e as peshkut të sekserit të akreditimit, të Nezir Krak Baushtellës, nuk kishte zëra tjerë që u deklaruan nga pushteti antikombëtar. Serbi i “ndershëm” i Albinit, komandant Nenadi tha diçka. Edhe në këtë gjendje të shokut postraumatik, u përpoq ta arsyetojë Shefin Kurthi duke siguruar se këto masa nuk janë shkaku se Kurthi nuk i ka trajtuar mirë “serbët tjerë”. Rashiqi të gjithë serbët i identifikohen me veten e tij anipse vetëm ky është, edhe ministër, edhe deputet. Ka munguar reagimi i “ajkës” intelektuale, politike, morale, akademike, kombëtare dhe njerëzore të LV-së: Lile Thaçit – kumbarës së spasiqëve, analfabetit të analfabetëve, Gime Bahtiarit, dhunuesit të policisë dhe dezertorit të ndyrë, Lal Culla, fenikses jokompetente të “drejtësisë” Shkurte Pal Vata, “faraonit” keqbërës dhe abuzues, Bert (H) iqi, Donikë Zeza, Sipeci etj. Të mësuar nga e kaluara nga përralla: “frynë veriu, frynë veriu, në brekushe u pëshurrë bariu ..”, po sillen tamam si bariu. Edhe kapacitetin e kanë të njëjtë.
Po më habitë reagimi i opozitës, po sillen sikur ta kishin fituar betejën më Waterllo. Po mendojnë se ky pezullim i forcon ata politikisht. Nuk ndodhë kjo. Në prag të zgjedhjeve lokale dhe të tjera, opozita nuk duhet fare të merret me këtë pezullim sepse vetëm e forcojnë Kurthin. Me Kurthin do të merren ata që e pezulluan Dialogun Strategjik. Atyre u takon. Opozita duhet të merret vetëm me zgjedhje sepse ka mundësi të artë ta nxjerrë Kurthin nga loja, me vota e jo me k..e të dashit (Dialogu Strategjik). Takimi në ambasadën amerikane të znj. Pratipati me liderët opozitarë, nga shumëkush u interpretua si “heqje koke” të Kurthit dhe një qeveri nga opozita. Kurrë nuk e besoj se opozita do të bëhet pjesë e kësaj loje. Kurthi e ka marrë rrugën e rënies së lirë, theqafjen e pashmangshme drejtë fundit të palavdishëm, të turpërimit të merituar, kyçja eventuale e opozitës do ta shpëtonte Kurthin, bashkë me 40 hajdutë! Opozita ka mundësi të mëdha të ndahet fort mirë në zgjedhjet lokale dhe, pas kësaj me koalicione të mençura ta nxjerrë Kurthin nga pushteti, pas zgjedhjeve parlamentare. Sikur edhe këtë të keqen kombëtaren, politike dhe njerëzore, Vjosa Osmanin. Kurthi po lufton për mbijetesë politike dhe jo vetëm politike. Për të gjitha të këqijat duhet ta paguajë një faturë. Edhe do ta paguajë sepse ka shpërdoruar çdo mundësi. Ka pasur shumë mundësi. Kurthi, nëse nuk shtrihet krejt përtokë para “pronarëve të botës”, do ta ketë fatin e Dodikut dhe Sheshelit. Këta të dy dikur ishin shumë të fortë, bënin hajgare me botën, ku janë tani? Dodiku blenë lirinë, nuk dihet deri kur, me para ndërsa Shesheli i numëron pordhët që i bënë. Kurthi nuk i respektoi shqiptarët në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi e sidomos në Shqipëri, si mund të ketë fund të mirë?!
Kurthi ka hyrë në krematorium politik, ose do të digjet duke u shndërruar në hi, ose do të shndërrohet në Esat Pashë, Rrahman Morin apo Mehmet Dragoviq.
Në zgjedhjet lokale nuk ka asnjë kandidat “për Qabe”, ose i ka hajna, narkomanë apo keqbërës. Vetëm Podujevën dhe Kamenicën i ka pika më të forta, nëse i fiton pa balotazh. Nëse shkon në balotazh, Podujevën e ka të humbur. Perspektiven e kanë në Shtime, “te çlirimtari”. Prishtinën, Ferizajn, Pejën, Prizrenin, Gjakovën dhe Mitrovicën i kanë të humbura.
Gjilani do të jetë pikë e nxehtë. Në çdo vend ku do të ketë balotazh, LV-ja do të humbë, nëse nuk do të ketë ndonjë zhvillim që, as nuk e shohim e as nuk varet nga ne.
Lufta e LV-së kundër Listës Serbe nuk ekziston, është luftë imagjinare. Pyeteni Mimoza Kusarin. Ajo ka biseduar me ta për GJK dhe veteranët e luftës. Pyeteni Vjosa Osmanin, me votat e LS-së është bërë presidente. Është lojë e ndyrë për të fituar vota e jo najfarë patriotizmi. Patriotizmi kurrë nuk ka pasur adresë banimi në LV. Opozita duhet ta ketë të qartë se veriu i Kosovës është “thembra e Akilit” në LV. As nuk është çliruar e as integruar. Qofsha i gabuar!