Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro

01 qershor 2020 | 17:43

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) ka bërë me dije se ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Kjo ministri ka thënë se me këtë kontratë parashihej dezinfektimi i kampioneve që hyjnë në Kosovë, duke përfshirë edhe ata nga Shqipëria.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së Covid-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, ka njoftuar MPBAP-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka…