Pezullohet nga puna një prokuror në Prishtinë

01 shkurt 2021 | 17:04

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur një takim urgjent, ku ka vendosur të pezullojë nga puna një prokuror.

Në njoftimin e KPK-së është bërë me dije është trajtuar kërkesa e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, ka njoftuar KPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…