Pezullohet volejbollistja, dyshime për gjininë e saj

27 tetor 2025 | 16:02

Volejbolli shqiptar tronditet nga një rast dyshimi për gjininë e një sportisteje.

Një volejbolliste braziliane e Dinamos është pezulluar prej disa ditësh, në pritje të testit të gjinisë.

Shkak u bë ankesa nga rivalet që dyshojnë se Nayara Ferreira është mashkull.

Klubi i Dinamos e konfirmon zyrtarisht pezullimin nga Federata e Vojelbollit për sportisten me 15 vite karrierë, që ka luajtur më parë në skuadra europiane.

Vetë Federata nuk bën asnjë koment për rastin e paprecedent, duke premtuar një proces transparent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor…