
PSG-ja në garë për Silvën
22 mars
11:18
Bernardo Silva duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Manchester Cityt. Reprezentuesi portugez verën e kaluar ishte pranë transferimit në Barcelonë, por në fund klubet nuk arritën marrëveshje.
Mediumi “Relevo” raporton se interesim për mesfushorin kualitativ ka shprehur Paris Saint-Germaini. Klubi francez e ka bërë si prioritet mesfushorin qendror, i cili luan edhe si sulmues i krahut të djathtë.
Interesim për Silvën ka ende Barcelona, por edhe Real Madridi. City do ta linte atë të largohet vetëm për një shumë prej 90 milionë eurove.