Philadelphia një hap larg gjysmëfinaleve, Chicago ndali kampionët e Milwaukee

21 prill 2022 | 14:20

Philadelphia udhëheq 3-0 serinë e çerekfinaleve “play-off” ndaj Toronto pas fitores me rezultat 104-101 të arritur në fushën e ekipit kanadez. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku vendimtar për miqtë ishte Joel Embiid me 33 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Harden e Maxey, me nga 19 pikë secili.

Barazim 1-1 mes Chicago e Milwaukee, me Bulls që arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe me shifrat 114-110. DeRozan me 41 pikë ishte lider në fushë për Chicago, ndërsa Vuqeviq realizoi 24 pikë e LaVine 20. Në kahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 18 rebound për kampionët, por që mbetën për statistikë.

Edhe sfida e tretë e “play-off”-it ishte e Konferencës së Lindjes, ku Bostoni mposhti me rezultat 114-107 Brooklynin, duke shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë. 7 lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë, me Jeremy Brown protagonist, autor i 22 pikëve (Durant 27 pikë për Nets). Celtics udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale. /Telesport/

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

Miami – Atlanta               (2-0)
Philadelphia – Toronto   104-101 (3-0)
Milwaukee – Chicago       110-114 (1-1)
Boston – Brooklyn            114-107 (2-0)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

Phoenix – New Orleans     (1-1)
Dallas – Utah Jazz              (1-1)
Golden State – Denver      (2-0)
Memphis -Minnesota        (1-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson…