Phoenixi ruan kreun në Perëndim

22 dhjetor 2021 | 13:13

Phoenixi ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 108-90 në fushën e Lakersave. Fitorja e katërt radhazi për Suns, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Booker me 24 pikë ishte më i miri për Phoenixin, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e LeBron James për Lakersat. Fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 125-96 Indiana, sfidë ku Herro e Robinson realizuan nga 26 pikë secili për ekipi nga Florida. Rikthehet te fitorja Dallasi, që mundi 114-102 Minnesota (Brunson 28 pikë), ndërsa New Orleans mposhti me rezultat 111-97 Portlandin (Ingram 28 pikë e Walker 27).

Rezultatet

Miami – Indiana               125-96
New York – Detroit          105-91
New Orleans – Portland 111-97
Dallas – Minnesota          114-102
Lakers – Phoenix              90-108

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka…