Piastri: Një garë që shkoi për mrekulli

01 shtator 2025 | 16:07

Vendi i parë në Holandë i mundësoi Oskar Piastrit të thellojë edhe më shumë distancën në krye të renditjes së kampionatit të Formula 1.

Pas garës australiani i MekLarenit e komentoi kështu suksesin: “Ndjesi e bukur të fitosh këtu. E kam kontrolluar garën kur ka qenë e nevojshme dhe kam shfrytëzuar shpejtësinë tonë kur ka qenë e nevojshme. Kam qenë në kontroll gjatë gjithë kohës. Në fillim dukej si një fundjavë e vështirë, por gjithçka ndryshoi në kualifikuese dhe sot (dje) gjithçka shkoi për mrekulli. Makina e Sigurisë solli pak tension, por gjithçka doli mirë. Pjesa e dytë e sezonit ka nisur në mënyrën më të mirë, por rruga është ende e gjatë”.

Ndërkohë Lando Norris i zhgënjyer pas daljes me zero pikë, deklaroi: “Kisha një ritëm të mirë dhe menaxhova gomat në mënyrën më të mirë, duke qenë gati për të përfituar nga ndonjë mundësi në fund, nëse do të paraqitej. Kam humbur shumë pikë dhe jo për fajin tim, por janë situata që ndodhin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Begzad Baliu Po shkojmë në Strugë -Babi, po shkojmë?, -…