Piastri-Norris: Le ta vendosë pista kush është më i miri

12 maj 2025 | 13:22

Pas shumë sezonesh të vështira, vitin e kaluar McLaren u rikthye kampion i botës për konstruktorë në Formula 1. Dominim që makina britanike e ka edhe këtë sezon me dy pilotët e saj, Oscar Piastri dhe Lando Norris.

McLaren ka fituar 5 nga 6 garat e zhvilluara deri më tani, por rivaliteti mes dy pilotëve të saj po bëhet i fortë. Një betejë e brendshme që ka lënë në dilemë drejtuesit e skuadrës në lidhje me faktin se cilin do të mbështetet më shumë.

“Këtë gjë do ta zbulojmë vetëm me kalimin e kohës”, ka thënë Zak Brown, shefi i McLaren për “Daily Mail”. Ai përjashtoi çdo ndërhyrje nga McLaren në luftën mes dy pilotëve: “Ka respekt absolut mes tyre”. “Në një moment të sezonit ata edhe mund të përplasen, por unë nuk jam i shqetësuar. Ne nuk do të japim urdhra ekipi dhe nuk do të emërojmë një pilot të parë përveç rastit kur njëri prej tyre të jetë matematikisht jashtë garës”, ka thënë Brwon. Në fund, ai ka thënë: “Nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë që ne mund të japim urdhëra. Më tepër shpresoj se ata do të luftojnë për titullin deri në fund. U takon atyre të vendosin se kush do të fitojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave në Shqipëri po vazhdon. Deri më tash…