Pickimi nga rriqrat, prin Prishtina

27 qershor 2019 | 17:04

Ndonëse numri i të pickuarve nga rriqrat në periudhën mars-qershor në Kosovë, ka shkuar në shifrën 338 raste, mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Lindita Ajazaj – Berisha, ka sqaruar për “Telegrafin” se shumica e të pickuarve sipas të dhënave, vijnë nga Komuna e Prishtinës, me 238 raste.

Sipas saj, Komuna e Malishevës, në këtë periudhë kohore, ka vetëm me 25 raste të pickimit të rriqrave, për të vazhduar me Fushë Kosovën, Drenasin dhe Podujevën.

“Fatmirësisht nuk kemi ndonjë fluks të madh nga ky regjion, ku kjo komunë e ka menaxhuar shumë mirë këtë problematikë. Rastet që janë trajtuar, është bërë largimi i rriqrës, dhe janë paraqitur ankesa pas pickimit, ku kanë kërkuar ndihmë te ne”, ka thënë ajo, duke shtuar se se nuk ka vend për panik.

“Në disa raste bëhet largimi i rriqrës nga vet ata që janë pickuar, por kjo kryhet edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), ose vinë te ne e ju largojmë rriqrat, duke i informuar se si duhet të reagojnë kur pësojnë komplikime në gjendjen e tyre shëndetësore”, ka thënë Ajazaj – Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë…