PIKA

12 qershor 2025 | 22:39

Nga Isuf Sherifi

Sa herë vjen Dita e Çlirimit
mendja dhe syri i luftëtarit
ngjiten lart, në një pikë vrojtimi-
mbrojtëse dhe sulmuese njëherësh-
bashkë me armën dhe trimërinë,
për të satën herë,
i heqin pluhurin PIKËS së Çlirimit.

Ka dhe tjerë si korba, sqartha
enden në erë e në turbullirë,
kot deri në vetëmbytje,
nuk arrijnë dot asnjëherë,
që atë PIKË drite ta bëjnë PIKËPYETJE.
12.06.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton B. Mehmetaj Nga grusht shteti i dështuar që kishte…