
Pilotët e FSK-së përfundojnë në Turqi trajnimin rifreskues me helikopter
Pilotët e FSK-së kanë përfunduar trajnimin rifreskues me helikopter në shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimit të FSK-së ku major Afrim Zabeli, kapiteni Atdhe Hasani dhe kapiteni Krenar Voca kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter.
“Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë. Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas FSK-së, ky trajnim ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe.
“Ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe. Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera.