Piloti britanik i McLaren: Shpesh marrë kërcënime me vdekje 

01 korrik 2022 | 15:56

Në prag të garës së shtëpisë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstone, piloti britanik i McLaren, Lando Norris, ka befasuar me deklaratën e tij.

Ai ka pohuar se është viktimave e kërcënimeve dhe abuzimeve përmes rrjeteve sociale. Në një intervistë për “Indipendent”, piloti 22-vjeçar ka thënë: “Herë pas here marr mesazhe kërcënuese me vdekje. Mendoj se mesazhe të tilla në rrjetet sociale marrin shumë prej nesh dhe nuk bëhet asgjë për t’i parandaluar ato”.

“Në vitin 2019, kur hyra në Formula 1, ato mesazhe ishin paksa problematike për mua, por tani qesh. Nuk qesh nga një kërcënim me vdekje, por nga komentet që njerëzit shpikin dhe gjërat që bëjnë për të tërhequr vëmendjen. Unë dua të udhëtoj në botë, të garoj dhe të takoj njerëz të rinj, duke provuar përvoja të reja. Ndërsa të tjerë kalojnë jetën pas një kompjuteri, duke shkatërruar, bezdisur apo keqtrajtuar të tjerët me mesazhe të tilla”, ka deklaruar Norris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë…