Pilulat e Covid-19, gati në pranverë

19 dhjetor 2021 | 12:13

Shefi i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Burla, ka deklaruar se pilula kundër koronavirusit pritet të jetë e disponueshme në pranverë.

Burla ka shtuar se kostoja e ilaçit i cili merret në rrugë orale do të ishte shumë më e ulët se trajtimet bazike mjekësore, por më e lartë se një vaksinë.

Shefi i Pfizerit, ka qartësuar se pilula do të jepet për personat që janë duke u trajtuar me koronavirus dhe jo për parandalimin e infektimit.

Vetëm një në dhjetë persona mund të kenë nevojë për t’u shtruar në spital, pasi kanë marrë pilulën, e cila do të jepet njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje për 5 ditë.

Drejtori i përgjithshëm i Pfizerit, ka folur edhe për variantin e ri Omikron, ku ka shtuar se një vaksinë që mund t’i bëjë ballë variantit afrikano-jugor mund të jetë gati në muajin mars.

Por Burla ka thënë se vaksinat aktuale janë të forta kundër variantit të ri dhe se mund të mos jetë e nevojshme një vaksinë e re.

“Ka gjasa që Omikron të mbizotërojë, por nuk ka mundësi që doza e tretë të jetë nën 75 për qind  efektive ndaj variantit të ri, por rreth 95 për qind”, ka thënë ai.

Shefi i Pfizerit ka thënë se dy dozat e para mbrojnë më mirë nga varianti Delta, ndërsa doza e tretë të ofron më shumë mbrojtje ndaj variantit Omikron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Bashës s’kishte kuorum? Gazetari numëroi karriget, 1 958…