
Pioli largohet nga Al Nasri, rikthehet në Itali
25 qershor 2025
| 13:00
Stefano Pioli zyrtarisht e ka mbyllur me Al Nasrin. Klubi arab ka njoftuar largimin me deklaratë përmes rrjeteve sociale.
“Al Nasr njofton se Pioli dhe stafi i tij nuk janë më pjesë e skuadrës e skuadrës së parë. Duam të falënderojmë Piolin dhe stafin e tij për përkushtimin gjatë sezonit të fundit”, shkruhet nga Al Nasr.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi te Fiorentina. “Vjollcët” më parë janë raportuar që kanë akord paraprak për rikthimin e Piolit në Seria A.